Insajderi
Biznes

Përfitimet nga vaji i farës së kajsisë

Insajderi
29 May 2020 - 11:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vaj i farës se kajsisë është vaj që shumë njerëz as nuk e dinë për ekzistencën e tij. Është i gjithanshëm dhe posedon përfitime të shumta, varësisht edhe nga mënyra se si vendosni ta përdorni.

Ky vaj ka nivele të larta të vitaminës E, vitaminës K dhe një sërë antioksidantësh të fuqishëm, si acidi kafeik dhe katekina të ndryshme, që shtojnë përfitimet shëndetësore të këtij vaji. Zakonisht përdoret në botën e masazhit.

  1. Hidraton lëkurën: Karakteristikat zbutëse të vajit të farës së kajsisë ndihmojnë për të holluar dhe lagur lëkurën, duke e ndihmuar atë të ruajë lagështinë, eliminon copat e lëkurës së thatë dhe lehtëson gjendjet inflamatore, siç janë psoriasis dhe ekzema. Ai po ashtu mund të zvogëlojë shfaqjen e linjave të imëta dhe rrudhave rreth syve.
  2. Përmirëson shëndetin e flokëve: Shumë njerëz e përdorin këtë vaj në flokët e tyre, pasi mund të ndihmojë në forcimin e fillesave të dobëta të flokëve dhe promovimin e shëndetit të gjëndrave të flokëve. Mund të përdoret si maskë për flokët dhe të aplikohet direkt në lëkurën e kokës dhe në flokë. Ndihmon gjithashtu në uljen e kushteve inflamatore në lëkurën e kokës, siç është zbokthi.
  3. Parandalon kancerin: I mbushur me antioksidantë, vaji i farës së kajsisë është në gjendje të zvogëlojë stresin oksidues në lëkurë, i cili është një lajm i mirë për njerëzit që vuajnë nga plakja e parakohshme ose kanë rrudha. Këta antioksidantë mund të ndihmojnë në forcimin dhe tonifikimin e lëkurës, duke zvogëluar shfaqjen e njollave të moshës dhe parandalimin e mutacionit qelizor, i cili mund të çojë në kancer të lëkurës.
  4. Trajton puçrrat: Aplikimi i vajit të farës së kajsisë në vendin e një flakërimi të puçrrave zvogëlon inflamacionin dhe parandalon krijimin e sebumit në gjëndra, duke trajtuar si simptomat ashtu edhe problemin themelor të puçrrave.
  5. Shëndeti i zemrës: Konsumi i vajit të farës së kajsisë mund të jetë më i shëndetshëm edhe për zemrën dhe sistemin kardiovaskular. Ky vaj është provuar se ul rrezikun e infarktit të miokardit te njerëzit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark