×
  • Showbiz
  • Show

    Perfomanca e Anita Haradinaj në “Dance with me”, si e la “Rambo” të kërcente?

    Insajderi
    19 September 2022 - 21:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Moderatorja e njohur e lajmeve në Kosovë, Anita Haradinaj është konkurrentja e radhës në Dance With Me Albania në Tv Klan.

    Pas performancës së saj me balerinin, Anita u pyet se si e lejoi bashkëshorti i saj, Ramush Haradinaj që njihet edhe me nofkën “Rambo”, që të merrë pjesë në kërë kërcim.

    “Si më la Rambo? Këtë pyetje ma kanë bërë të gjithë. I thashë po të ishe dashuruar para meje me një balerinë si do ja bëje? Do e kishe lënë dhe s’do e kishe marrë për grua? Kam një jetë që punoj në televizion. Kam 23 vjet në televizion më ka mbështetur në të gjitha projektet e mia dhe me mirëkuptimin e atij jam sot këtu. Edhe ai nëse nuk ka kohë të më shohë, janë fëmijët duke më parë”, u shpreh Anita Haradinaj. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark