×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Përfshihet nga zjarri objekti i Gjykatës Themelore në Kaçanik, dyshohet se u bë qëllimisht nga tre persona

    Insajderi
    13 March 2024 - 09:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Objekti i Gjykatës Themelore – dega në Kaçanik, është përfshirë nga zjarri dhe si pasojë janë dëmtuar dy zyre.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

    Ai tha se dyshohet se ka të bëjë me zjarrëvënie të qëllimshme nga tre persona të panjohur

    “Ju njoftojmë se me datën 13.03.2024 rreth orës 03:55 kemi pranuar një informatë se në Objektin e Gjykatës Themelore- dega në Kaçanik ishte një zjarrëvënie. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe tê Zjarrëfikësve të cilët rreth orës 04:40 kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin. Si pasojë e këtij incidenti nga zjarri janë dëmtuar dy zyre të kësaj gjykate. Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat e stacionit të Kaçanikut e më pas edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal nga Sektori Rajonal i Hetimeve, të cilët nën autorizim të prokurorit i kanë nisur hetimet intenzive.Nga hetimet e para dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrëvënie nga 3 persona të panjohur”, tha Veseli.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark