×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Përfshihet nga zjarri një banesë në Fushë Kosovë, shkak mbushësi i telefonit

    Insajderi
    29 November 2023 - 09:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në orët e para të mëngjesit një banesë është përfshirë nga zjarri në Fushë Kosovë.

    Personi që jetonte aty ka bërë të ditur në polici se si pasojë e një mbushësi të telefonit (adapter) nga zjarri i është përfshirë banesa e tij.

    Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz.

    Raporti i plotë:

    “Rruga e Pejës, Fushë Kosovë 28.11.2023 – 04:25. Viktima mashkull shtetas i huaj, ka informuar se si pasojë e një mbushësi të telefonit (adapter) nga zjarri i është përfshirë banesa e tij. Njësiti përkatës policor dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz”, thuhet në raportin e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark