×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Mitrovicë

    Insajderi
    15 January 2024 - 09:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një shtëpi në Mitrovicë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së dielës.

    Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, duke thënë se përveç dëmeve materiale s’ka dëme në njerëz, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas njoftimit, prezent në vendin e ngjarjes ishin njësitet policore, zjarrfikësit, ekipi i KEDS-it dhe eksperti i zjarrit.

    “Mitrovicë 14.01.2024-21:30. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se një shtëpi, pronarët e së cilës ndodhen jashtë vendit në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit, ekipi i KEDS-it dhe eksperti i zjarrit. Përveç dëmeve materiale lëndime në njerëz nuk ka. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark