Janë mbyllur pjesët e para në tri takimet që po zhvillohen në kuadër të Superligës së Kosovës.
Drita, e cila po kalon në formë fenomenale në pesë ndeshjet e fundit, ku kanë fituar të pestat, janë në epërsi prej një goli ndaj Lirisë (1-0).
Në ndeshjen mes Feronikeli ’74 – Ballkani, kampioni i Kosovës ka shënuar pak para se të mbyllej pjesa e parë (0-1).
Kurse, në Klinë aty ku po luhet ndeshja mes Dukagjinit dhe Llapit, 45 minutëshi i parë është mbyllur pa gola.