×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Përfundojnë bastisjet e Njësisë Speciale në 13 lokacione në veri

    Insajderi
    17 October 2023 - 17:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Njësia Speciale gjatë ditës së sotme ka kryer bastisje në 13 lokacione të ndryshme në veri.

    Zëvendësdrejtori i policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi se tri nga këto lokacione kanë qenë në Zveçan, shtatë në Mitrovicën e veriut dhe tri në Leposaviq.

    “Po, kanë përfunduar. 13 lokacione janë kontrolluar”, ka thënë ai.

    Elshani s’ka njoftuar më tej nëse ka pasur të arrestuar apo se çfarë është bastisur. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark