×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Përfundojnë xhirimet e filmit “Odiseja e Gëzimit”

    Insajderi
    10 October 2023 - 18:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kanë përfunduar xhirimet e filmit të metrazhit të gjatë “Odiseja e Gëzimit” me skenar dhe regji të Zgjim Terziqi, Producente Valmira Hyseni.

    Ky projekt kinematografik është bashkëprodhim i Plan Bee Films nga Kosova dhe Mon Ballon Production nga Franca, si dhe është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

    Në film luajnë Diar Sadiku, Lucie Fagedet, Frederic Radepont, Iñaki Lartigue, Njomeza Fetiu, Meli Qena, Edon Rizvanolli, Tristan Halilaj, Eli Gashi, Dukë Sllamniku, Ernest Malazogu, Bajram Kafu Kinolli, Milot Hoxha, etj.

    “Odiseja e Gëzimit” ka filluar xhirimet me datë 9 shtator dhe ka përfunduar xhirimet me datën 9 tetor, përfshirë këtu 25 ditë pune.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark