×
  • Lajme
  • Insajderi

    Përfundon bastisja në disa lokacione, Insajderi sjell detaje nga aksioni “Brezovica 3”

    Insajderi
    16 March 2022 - 09:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokurori i çështjes “Brezovica” Rasim Maloku ka konfirmuar për Insajderin se ende nuk ka të arrestuar në aksioni e sotëm që po zhvillohet në shtatë lokacione në komunën e Shtërpcës.

    Ai tha se operacioni është duke vazhduar por në disa lokacione ka përfunduar pa të arrestuar.

    “Gjatë ditës pritet që te ketë arrestime. Bastisja është duke ndodhur në shtatë lokacione të ndryshme në Komunën e Shtërpcës”

    Ai tha se deri tani bastisjen kanë përfunduar në disa nga këto lokacione.

    Ky është aksioni i tretë që po realizohet për këtë rast. Aksioni i parë ishte zhvilluar në fund të vitit të kaluar dhe kishte përfunduar me arrestimin e dhjetë personave. Në mesin e të arrestuarve ishte edhe ish- kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark