×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Përfundon aksioni për konfiskimin e pasurive të Radojçiqit në Veri – Elshani shpalos detaje për Insajderin

    Insajderi
    04 April 2024 - 17:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aksioni i nisur në orët e mëngjesit ndaj pronave të kryeterroristit, Milan Radojçiq ka përfunduar pas orë 17:00, ka bërë me dije për Insajderin, Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

    Elshani ka konfirmuar se aksioni është zhvilluar tek Vila në Ujman, restoranti Grey si dhe një banesë.

    “Ju informojmë se zyrtaret e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë se sekuestruar dhe të konfiskuar-AAPSK ne bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë filluar ekzekutimin e Urdhrit Ndalues Përfundimtare te Përkohshëm për administrimin e pasurisë se specifikuar tek Administruesi i Pasurisë te nxjerre nga Gjykata Themelore – Departamenti Special ne Prishtinë të Vërtetuar me Aktvendim nga Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti Special”, u shpreh ai.

    “Agjencia ka filluar evidentimin e pasurive të përshkruara në Urdhrit të lartcekur ndër to edhe Vila tek Ujmani. Në Zubin Potok me objekte përcjellëse, ne pajtim me Ligjin për Administrimin e Pasurisë se Sekuestruar dhe te Konfiskuar dhe Urdhrin e Gjykatës”, potencoi Elshani.

    Sot po konfiskohet edhe Restorant Grey dhe një banesë në katin e 6 të asaj ndërtese”, konfirmoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark