Insajderi
Biznes

Përfundon asfaltimi i rrugëve në disa fshatra të Drenasit

Insajderi
02 October 2019 - 12:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komuna e Drenasit përmes një komunikate për media ka njoftuar se asfaltimi i rrugëve në disa fshatra të drenasit kanë përfunduar.

“Komuna e Drenasit po vazhdon të realizoj projektet e planifikuara dhe që janë në shërbim të mirë të qytetarëve të saj, duke treguar kështu, përkushtimin dhe seriozitetin në përmbushjen e të gjitha projekteve të premtuara.

Në kuadër të mbi 80 projekteve të planifikuara, edhe sot ka përfunduar asfaltimi i disa rrugëve në fshatrat Llapushnik, Poterk e Vukovc, përkatësisht, lagjja Çupi, Thaqi, Sopi e Gashi.

Vlera e investimit në këto rrugë kap shifrën prej 130,000 €, ndërsa, gjatësia e rrugëve të shtruara me asfalt është mbi 2.3 kilometra”, shkruan në njoftim.

Thuhet se Drejtorati për Infrastrukturë Lokale ka arritur që të përfundoj me sukses projektet e investimeve kapitale për këtë vit, ku tanimë është në fazën përfundimtare të realizimit të tyre.

Rrugët që janë asfaltuar janë në lagjet e fshatrave; Korroticë e Epërme, Zabel i Ulët, Poklek i Ri dhe i vjetër, Sankoc, Fushticë e Ulët dhe e Epërme, ku gjatësia e këtyre rrugëve ne lagjet e fshatrave të lartpërmendura është mbi 2 kilometra.

Në disa lagje të këtyre fshatrave është bërë edhe rregullimi i rrugëve me zhavor.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark