Shkëndija e Hajvalisë e ka fituar derbin e xhiros së pestë në Ligën e Dytë të Kosovës në futboll.
Në sfidën kundër KEK-ut, Shkëndija fitoi me shifrat 2:0.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Donat Krasniqi në minutën e 28-të.
Ndërsa, për rezultatin final u kujdes Toni Salihu, që shënoi dhjetë minuta para fundit.
Me këtë fitore, Shkëndija ka pikët maksimale në renditjen tabelore pas pesë ndeshjesh, ndërsa pasohet nga KEK-u, që numëron 12 pikë.