Kampioni gjerman ka arritur të mposht atë turk. Bayern Munich ka shënuar fitore të vështirë kundër Galatasaray.
Ndeshja e luajtur në ‘Allianz Arena’ është mbyllur me rezultatin 2-1.
Joshua Kimmich asistoi te Harry Kane, që realizoi për 1-0, në një fund dramatik.
Por, sulmuesi anglez nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe të dytin kur u asistua prej Mathys Tel në minutën e 86-të.
Galatasaray e mbajti kampionin e Bundesligës nën presion, duke u shënuar me anë të Cedric Bakamabus në minutën e 90+3-të, por që vetëm kaq ishte potenciali i tyre.
Bayern Munich ka kaluar në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, pasi ka 12 pikë, Galatsaray dhe Copenhaga me katër dhe Manchester United me tri.