×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Përfundon intervistimi i Alban Zogajt, lihet i lirë

    Insajderi
    08 September 2023 - 22:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj u intervistua nga krimet ekonomike. Gazeta Insajderi ka mësuar se pas intervistimit ai është lënë i lirë.

    Ai është marrë në pyetje pas arrestimeve të fundit në Qendrën për Punë Sociale në Prishtinë.

    Sot Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se janë arrestuar dy zyrtarë të lartë të Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë nën dyshimet për punësime të kundërligjshme.

    Gazeta Insajderi pak më parë raporti se zyrtarët Fadil Aliu- Heretica dhe Vehbi Mujku ndodhen prapa grilave.

    Lidhur me këtë u intervistua edhe nënkryetari Alban Zogaj.

    Sipas njoftimit të prokurorisë, dy zyrtarët dyshohen se gjatë ushtrimit të detyrave të tyre zyrtare, në mënyrë të kundërligjshme, kanë punësuar rreth 10 persona në këtë institucion, si dhe në mënyrë të kundërligjshme e kanë caktuar si menaxher për trajtimin e një rasti të dhunës seksuale, njërën nga të punësuarat përkundër faktit se e angazhuara nuk i kishte plotësuar kushtet ligjore për të trajtuar një rast të tillë dhe të ndjeshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark