Insajderi
Lajme

Përfundon numërimi i votave, ja sa ulëse fituan partitë politike në Kuvendin e Kosovës

Insajderi
17 June 2026 - 20:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përfundon numërimi i votave, ja sa ulëse fituan partitë politike në Kuvendin e Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot, në ditën e 10-të pas zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka arritur të përmbyllë procesin e numërimit të të gjitha fletëvotimeve që i takojnë zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se është përmbyllur numërimi i të gjitha fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës. Ndërkohë, numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe i votave të personave me nevoja të veçanta është përmbyllur në orën 18:30.

Pas përfundimit të të gjithë procesit të numërimit, kjo është ndarja e ulëseve në Kuvendin e Kosovës (120 ulëse):

  • Lëvizja VETËVENDOSJE! – 53 ulëse
  • Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 22 ulëse
  • Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 18 ulëse
  • Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 7 ulëse
  • Srpska Lista – 9 ulëse
  • Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) – 2 ulëse
  • Za Slobodu Pravdu i Opstanak – 1 ulëse
  • Koalicija Vakat – 1 ulëse
  • Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) – 1 ulëse
  • Nova Demokratska Stranka – 1 ulëse
  • Socijaldemokratska Unija (SDU) – 1 ulëse
  • PSA – 1 ulëse
  • Partia Liberale Egjiptiane – 1 ulëse
  • Jedinstvena Goranska Partija – 1 ulëse
  • Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK) – 1 ulëse

Partitë që nuk arritën të sigurojnë ulëse në Kuvend:

  • PSD
  • Ashkalitë e Bashkuar
  • Fjala
  • Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës
  • KNRP
  • Esmir Kasi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark