Është mbyllur pa gola takimi i grupit D mes Anglisë dhe Skocisë i zhvilluar në “Wembley”, raporton Insporti.
Të dy kombëtaret kishin raste për gol, ku mbrojtësi John Stones i Anglisë kishte rastin më të mirë gjatë ndeshjes, duke e goditur shtyllën në minutën e 11’.
Çekia merr kryesimin e grupit D me katër pikë nga 2 ndeshjet e para, ku ka goldallim më të mirë se Anglia.
Në raundin e tretë dhe të fundit, Skocia luan ndaj Kroacisë ndërkohë Anglia e pret Çekinë në duel direkt për vendin e parë./Insporti.com/