Insajderi
Lajme

Përfundon protesta në Shkup – Shqiptarët kërkojnë ridefinim të shtetit

Insajderi
09 May 2016 - 21:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Protestuesit, nga parku i Çairit të Shkupit kanë shkuar paraqeverisë së Maqedonisë, që sipas organizatorëve, ka për qëllim të tregojë se jo të gjithë shqiptarët janë të nënshtruar dhe të përulur para partisë së ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, dhe partisë VMRO-DPMNE.

Me këtë rast, Orhan Murtezani, në emër të Këshillit Opozitar, ka theksuar se shqiptarët janë mbledhur para Qeverisë nga revolta e mbledhur ndër vite.

Murtezani tha se shqiptarët e Maqeonisë janë të përcaktuar vetëm për alternativën evropiane.

“Zgjedhje duhet të ketë vetëm kur do të përmbushen të gjitha kushtet. Për shqiptarët e Maqedonisë, ato janë të papranueshme pa zërin e vërtetë të shqiptarëve. Zëri i vërtetë i shqiptarëve është këtu, në këtë protestë. Duhet të fillojë procesi i ridefinimit të shtetit; ky proces është i pashmangshëm”, ka theksuar OrhanMurtezani.

Përndryshe, paralelisht protestave të shqiptarëve, para parlamentit edhe sot kanë vazhduar protestat e organizuara nga lëvizja “Protestoj” kundër politikave të qeverisë.

Maqedonia është në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të protestave të shumta, që po vazhdojnë pothuajse që një muaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark