×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Përfundon seanca ndaj Dibran Hoxhës, pritet vendimi nga Gjykata

    Insajderi
    04 January 2023 - 14:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Gjykatën Themelore në Prizren, është mbajtur seanca ndaj Dibran Hoxhës i njohur me nofkën “Kobra” dhe pesë të tjerëve të dyshuar për rastin e vrasjes së shtetasit të Shqipërisë, këtë të martë në Prizren.

    Prokuroria Themelore në Prizren ka dorëzuar kërkesën për caktimin e paraburgimit për Dibran Hoxhën në në Gjykatën Themelore në Prizren.

    E njëjta pritet të ndërmirret nga gjykata brenda të mërkurës së katër janarit.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar avokati i Hoxhës, Nexhat Elshani.

    “Seanca ka përfundu brenda 1 ore diku del edhe vendimi nga Gjykata”, tha shkurt për Insajderin ai.

    Hoxha po dyshohet për veprat penale “Vrasje e rëndë”, armëmbajtje pa leje dhe manipulimi me prova, ndërsa Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrallahi, po dyshohen për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.

    Ndryshe, të martën e 3 janarit një shtetas i Shqipërisë ka mbetur i vrarë, pasi dyshohet se u plagos nga Dibran Hoxha, në oborrin e lokalit “Kobra City”, që është pronë e Hoxhës.

    Konflikti dyshohet se nisi për shkak të një fature, kurse gjuajtjes me armë i parapriu një rrahje mes të dyja palëve. Dibran Hoxha dhe pesë persona të tjerë për orë të tëra janë marrë në pyetje në stacionin e Policisë në Prizren.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark