Ballafaqimi mes Chelseat dhe Manchester Cityt mbyllet me barazim spektakolar 4-4.
Një derbi që do të mbahet mend gjatë për nga kthesa në rezultat dhe golat e shënuar.
Pavarësisht kohës së rënduar me shi, të dy ekipet dhuruan spektakël.
Kampioni në fuqi, Manchester City, nuk doli me pikë të plota nga stadiumi “Stamford Bridge” në Londër.
Në minutën e 90+3, reprezentuesi i Shqipërisë, Armando Broja, u pengua në mënyrë të palejueshme në 16-sh duke fituar penallti për Chelsean.
Palmer shënoi nga penalltia për 4:4.
Broja u aktivizuar në minutën e 89-të.
Për Chelsean shënuan Silva (29′), Sterling (37′), Jackson (67′), Palmer (90+5’ – nga penalltia) dhe për Cityn realizuan Haaalnd (25′-nga penalltia e 67′), Akanji (45+1′) e Rodri (86’).
Pas javës së 12-të në Premier League në futboll, Manchester City kryeson me 28 pikë, pasojnë Liveropooli 27, Arsenali 27, Tottenhami 26, Aston Villa 25, Manchester Utd 21 pikë etj.