21:58 - 18 Mars 2023

Pas rreth 12 orë bisedimesh ka përfunduar takimi në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi përfundoi pak minuta pasi u raportua se bisedimet kanë filluar pas pauzës së dytë.

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, pritet që së shpejti të dalë në konferencë për media, ka bërë të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Ai tha se Borrell “së shpejti do të dalë me njoftimin për rezultatet”.