Manchester City dhe Real Madridi zhvilluan takimin e pare në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, ku vendasit triumfuan me rezultat 4:3, shkruan Insporti.
“Qytetarët” fillimisht avancuan me rezultat 2:0, pas golave të shënuara nga De Bruyne dhe Gabriel Jesus.
Por, në minutën e 33’të mysafirët shënuan golin e parë, duke e ngushtuar epërsinë e Cityt në 2:1.
Në pjesën e dytë vijoi spektakli, me Foden që shënoi për 3:1 – për të realizuar pastaj Vinicius Junior për 3-2.
Golin e katërt e realizoi Bernardo Silva, kurse nga penalltia për 4:3 realizoi Benzema.
Takimi i parë ndërmjet gjigantit anglez dhe atij spanjoll u zhvillua në “Etihad”, kurse takimin e radhës ne “Santiago Bernabeu” do ta zhvillojnë me datë 4 maj.
Ndryshe, “Citizens” po kërkojnë trofeun e parë të Championsit, kurse “Los Blancos” të 14-in.
/Insajderi.org