×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Përfundon takimi në Ohër, ky zyrtar doli i pari nga aty

    Insajderi
    18 March 2023 - 22:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas rreth 12 orë bisedimesh ka përfunduar takimi në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Takimi përfundoi pak minuta pasi u raportua se bisedimet kanë filluar pas pauzës së dytë.

    I pari që ka dalë nga takimi ka qenë i dërguar i SHBA-ve, Gabriel Escobar, njofton gazetari Xhemajl Rexha në Twteer-in e tij.

    Derisa, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, pritet që së shpejti të dalë në konferencë për media, ka bërë të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

    Ai tha se Borrell “së shpejti do të dalë me njoftimin për rezultatet”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark