Përgjimet telefonike nxisin protesta në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përgjimet telefonike nxisin protesta në Prishtinë

    Insajderi
    03 August 2016 - 19:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy ditë pasi që Gazeta Online Insajderi ka filluar publikimin e bisedave telefonike të Adem Grabovcit me zyrtarë të tjerë të lartë të PDK-së, përmes së cilave dëshmohet se si kjo parti shtrinë ndikimin në institucionet publike të vendit, një grup qytetarësh kanë thirrur protestë, kundër siç kanë thënë, korrupsionit e ndikimit të klaneve nëpër institucione.

    Protesta do të mbahet më 5 gusht në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë duke filluar nga ora 18.  Protestuesit e mbledhur pritet të marshojnë deri tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

    Organizatorët e protestës kanë krijuar një ‘lajmërimin” në rrjetin social Facebook, ku ftohen qytetarët për protestë.

    “Pas skandaleve të fundit të përgjimeve ku po shihet hapur ndikimi illegal i politikanëve të korruptuar në të gjitha institucionet pa dallim, qytetarët e Kosovës protestojnë nën parullën: #protestoj,” sqarohet në atë faqe.

    Insajderi ka siguruar mbi një mijë telefonata të përgjuara të Adem Grabovcit me zyrtarë të lartë të PDK-së, përfshirë këtu edhe kryetarin aktual Kadri Veseli dhe ish-kryetarin Hashim Thaçi, aktualisht president i vendit, përmes të cilave dëshmohet se si kjo parti shtrinë ndikimin e vet në institucionet publike të vendit përmes punësimeve të njerëzve të afërt me ta./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark