×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Përhajr Bajrami krejtve, përveç atyre që po dojnë me na i vjedhe ka 5 euro”, Nushi thumbon Qeverinë

    Insajderi
    20 July 2021 - 13:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sekretari organizativ i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka thumbuar ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministrin e këtij dikasteri, Hysen Durmishi.

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Nushi u ka uruar festën e Kurban Bajramit besimtarëve myslimanë, por që në po të njëjtin postim nuk ka lënë pa përmendur edhe vendosjen e taksës prej 5 eurove për secilin automjet që regjistrohet në Kosovë.

    “Perhajr Bajrami krejtve, pervec atyre qe po dojne me na i vjedhe ka 5€ per tiketa ngjitese te veturave.”, ka shkruar ai.

    Ndryshe PSD ka organizuar edhe protestë për të kundërshtuar këtë vendim, ku ndër të tjerë u arrestua edhe kreu i partisë, Dardan Molliqaj.

    Vendimi i marrë në vitin 2019, i cili ndalonte vendosjen e taksës prej pesë euro për secilin automjet që regjistrohet në Kosovë, u anulua nga sekretari i MMPHI, Izedin Bytyqi, më 7 qershor të këtij viti.

    Ky është postimi i plotë i Nushit:

    Perhajr Bajrami krejtve, pervec atyre qe po dojne me na i vjedhe ka 5€ per tiketa ngjitese te veturave. Gjithe te mirat 🤗

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark