×
  • Sport
  • Sport

    Përkeqësohet gjendja e Dani Alvesit në burgun e Barcelonës

    Insajderi
    18 February 2024 - 23:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pasi u akuzua për përdhunim në janar 2023 për një incident të dyshuar që ndodhi muajin e kaluar, gjyqi i Dani Alves më në fund filloi javën e kaluar, me procedurat gjyqësore që u zhvilluan gjatë tri ditëve (nga e hëna 5 deri të mërkurën 7 shkurt).

    Alves foli në gjyq të mërkurën, ku ai u shpreh i pafajshëm për akuzat e ngritura kundër tij. Pas përfundimit të çështjes, ai u kthye në një burg të Barcelonës, ku ka qenë për më shumë se 13 muaj, pasi i është mohuar lirimi me kusht në tri raste të ndryshme.

    Siç zbulohet nga Fiesta, ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Sevillas ka pasur vështirësi mendore që nga përfundimi i gjyqit të tij, të paktën kështu thotë “Coutinho”, ish shoku i tij i qelisë.

    “Si rezultat i gjyqit, ai është goditur nga periudha që po kalon. Ai është disi i dëshpëruar, i rrëzuar. Edukatorët dhe zyrtarët po e mbështesin atë”.

    Vendimi në gjyqin e Alves pritet të kthehet në ditët në vijim. /telegrafi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark