×
  • Lajme
  • Insajderi

    Përkujtohet Oliver Ivanoviq, ende asnjë i dënuar për vrasjen e tij

    Insajderi
    16 January 2023 - 11:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot janë bërë pesë vite që nga vrasja e politikanit serb, Oliver Ivanoviq në Mitrovicën Veriore.

    Në këtë përvjetor, familjarë dhe miq të tij kanë ndezur qirinj për ta përkujtuar, ndërkohë kanë kërkuar drejtësi për vrasjen e tij.

    Partia Demokratike e serbëve lokal, së bashku me disa iniciativa tjera serbe, thonë se kjo vrasje nuk është kryer nga shqiptarët apo nga serbët, por nga çnjerëzorët.

    “Ky krim nuk është bërë nga serbët apo shqiptarët. Ky krim është kryer nga njerëz çnjerëzor. Ata e kanë dal jashtë racës njerëzore. Edhe një herë shprehim respekt të madh për Oliver Ivanoviqin, për gjithçka që ka bërë, për popullin serb në Kosovë dhe themi: Po të ishte gjallë Oliver Ivanoviq, sot këtu do të ishte ndryshe situata”, thuhet në reagim, përcjell Insajderi.

    Të njëjtit, i kanë falënderuar qytetarët serbë që kanë treguar guxim duke e nderuar Ivanoviqin.

    Politikani serb, Oliver Ivanoviq ishte vrarë para zyrës së tij, më 16 janar të vitit 2018.

    Në këtë rast, për përfshirje në vrasje po akuzohen Marko Roshiq, Nedelkjo Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara.

    Ndërkohë seancat në gjykatë kanë vazhduar por ende askush nuk është dënuar. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark