×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Përkundër tensioneve në Veri, Sveçla thotë se kanë kapacitete për mbarëvajtjen e zgjedhjeve

    Insajderi
    07 December 2022 - 14:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka folur sot nga Mitrovica për zgjedhjet në komunat veriore dhe situatën atje.

    Në lidhje me zgjedhjet, Sveçla tha se kanë kapacitete për të siguruar mbarëvajtjen e tyre.

    “Absolutisht që kemi kapacitete për të siguruar mbajtjen e zgjedhjeve”, tha Sveçla në një prononcim për media pranë urës së Ibrit.

    Sveçla foli edhe për mundësinë e shtimit të forcave policore në veri të vendit, ku tha se po bëhen vlerësime për këtë.

    “Policia e Kosovës bën planet e saj. Në bazë te saj bën vlerësimin e situatës dhe në bazë të saj shton kapacitetet”, deklaroi Sveçla.

    Pas incidenteve të djeshme në veri, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier tha sot se SHBA-të janë të shqetësuara, se nuk janë krijuar kushtet momentale që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës.

    Hovenier theksoi se siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti më i lartë. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark