Insajderi
Lajme

Përleshja fatale në Prizren – ky është i dyshuari për therjen e 27-vjeçarit për vdekje

Insajderi
14 June 2026 - 15:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përleshja fatale në Prizren – ky është i dyshuari për therjen e 27-vjeçarit për vdekje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një përleshje mes familjarëve ka përfunduar me vdekjen e një të riu.

Viktima është identifikuar si A. Osmanaj, 27 vjeç, i cili ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra gjatë konfliktit.

Në lidhje me rastin është ndaluar dhe po intervistohet Albatrit Osmanaj, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në përleshje. Autoritetet po e trajtojnë atë si person të dyshuar dhe po zhvillojnë hetime për të përcaktuar rolin e tij në ngjarje.

Sipas informacioneve të Sinjalit, konflikti mes familjarëve ka eskaluar deri në përdorimin e mjeteve të mprehta, duke rezultuar në një fatalitet. Motivi dyshohet të ketë qenë vendosja e emrit të rrugës.

Policia, hetuesit dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur ekzaminimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark