×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Përleshje mes disa nxënësve në Gjakovë, një i mitur përfundon në spital

    Insajderi
    28 February 2024 - 20:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një përleshje mes disa nxënësve në Gjakovë, u raportua se ka ndodhur gjatë ditës së sotme.

    Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zëdhënësi i Policië për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

    Ai bëri të ditur se organet e rendit janë njoftuar rreth ngjarjes nga Spitali Rajonal.

    Elezaj tha se janë në kërkim të të dyshuarve të përfshirë në rast.

    “Një person mashkull i mitur ishte duke u trajtuar për shkak të disa lëndimeve të lehta trupore. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nga hetimet e para dyshohet se i njejti ishte përfshirë në një përleshje fizike në rrugën “UÇK”. Aktualisht jemi të angazhuar në kërkim të të dyshuarve. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurorit i shtetit, me vendimin e të cilit është inicuar rast “Lëndim i lehtë trupor”, tha ai.

    Nuk dihen detaje akoma se cila ka qenë arsyeja e këtij konflikti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark