Insajderi
Lajme

Përleshje mes dy personave në Fushë Kosovë, viktima pëson frakturë në kokë pas goditjes me mjet të fortë

Insajderi
03 May 2026 - 09:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përleshje mes dy personave në Fushë Kosovë, viktima pëson frakturë në kokë pas goditjes me mjet të fortë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore, përfshirë frakturë në kokë, pas një sulmi fizik që dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktima është sulmuar me mjet të fortë nga një person mashkull, shtetas i Shqipërisë. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas incidentit.

Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa sipas raportit mjekësor lëndimet e pësuara janë të natyrës së rëndë.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë / 02.05.2026 – 16:36. Raportohet se pas një mosmarrëveshje që kishte pasur viktima m/k me një person mashkull shtetas i Shqipërisë ky i fundit kishte sulmuar fizikisht me mjet të fortë viktimën. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, sipas raportit mjekësor viktima ka pësuar frakturë në kokë, natyra e lëndimeve është e rëndë. Rasti është nën hetime nga njësitet kompetente.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark