Pesë persona janë arrestuar dje nga Policia e Kosovës në afërsi të shkollës së mesme “Sami Frashëri” në Prishtinë, më konkretisht në rrugën “Ibrahim Lutfiu”.
Policia ka konfirmuar se gjatë përleshjes është përdorur edhe armë zjarri, e cila tashmë është konfiskuar.
Njëri nga të arrestuarit ishte në kërkim si rrjedhojë direkt është dërguar në vuajtje të dënimit ndërkaq katër të tjerëve janë dërguar në mbajtje.
Gazeta Insajderi ka sjellur pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e këtij incidentit, qytetarët janë detyruar të presin më shumë se 1 orë për shkak kolonave të shkaktuara.
/Insajderi