Insajderi
Lajme

Përleshje në një familje në Ferizaj, tre të lënduar e një person në pranga

Insajderi
03 February 2026 - 09:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përleshje në një familje në Ferizaj, tre të lënduar e një person në pranga
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një rast i dhunës në familje është raportuar në polici ditën e djeshme në Ferizaj.

Sipas policisë, përleshja ka ndodhur mes pesë personave, pasi i dyshuari paraprakisht kishte sulmuar në grua. Si pasojë e dhunës, tre nga viktimat kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Policia bën të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe i është konfiskuar një pistoletë me 18 copë fishekë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse dy të dyshuar tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

“DHUNË NË FAMILJE & LËNDIM I LEHTË TRUPOR & ARMËMBAJTJE PA LEJE

Ferizaj / 02.02.2026 – 21:30. Është raportuar për një përleshje mes pesë personash, pasi një i dyshuar mashkull kosovar paraprakisht kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Si pasojë e dhunës, tre nga viktimat kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nga i cili është konfiskuar një pistoletë me 18 copë fishekë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse dy të dyshuar tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark