×
  • Showbiz
  • Show

    Përlotet Grishaj, tregon historinë e dhimbshme të familjes

    Insajderi
    12 June 2023 - 10:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Eduart Grishaj si rrallë herë ka folur për familjen e tij teksa ishte i ftuar tek “E Diel. Regjisori ka folur për babain, nënën, motrën dhe vëllain e tij.

    Ai ka zbuluar se si e ëma ashtu dhe babai i tij kanë pasur martesa të mëparshme, nga ku ai ka një motën dhe një vëlla, nga secili prej prindërve.

    “Jeta e çoi të punonte në Mamurras, Fushë-Krujë dhe punonte tek stacionet e trenave në atë kohë. U martua me një grua në Mamurras. Nuk u martua me nënën time dhe ata bënë një djalë që është vëllai im, por babait i vdiq gruaja dhe ngeli vetëm me Yllin, vëllaun tim (përlotet për disa minuta).

    Edhe nëna ime ishte e martuar me një burrë tjetër dhe kishin një vajzë, motrën time dhe asaj i vdiq burri. Babai im dhe nëna ime u martuan me njëri-tjetrin. Një nga fisi kishte thënë që është grua e mirë dhe ishin parë sepse ishin të dy të njëjtën zonë. Mamaja ime ngeli me motrën, ndërsa babai me vëlluin dhe u martuan të dy me njëri-tjetrin dhe pastaj linda unë.“, ka treguar Grishaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark