×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Përlotet Luana Vjollca teksa jep mesazhe kundër dhunës ndaj grave

    Insajderi
    05 December 2022 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në emisionin e saj të përjavshëm, Luana Vjollca, shfrytëzoi disa minuta nga koha televizive që të japë një mesazh kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

    E ulur në një luhaj, me shkëlqimin e hënës nga mbrapa, me një kurorë me lule portokalli në kokë e me buzeqeshje në fytyrë, ajo tha:

    “Nëse edhe ti mendon që lulja është e bukur atëherë çfarë nevoje ke t’a shkelësh pa asnjë arsye? Shihe pak, çfarë ngjyre ka, sa aromë të mirë ka. Është e vërtetë ndnjëherë edhe vyshket dhe ajo sërisht lulëzon, ajo ekziston njësoj si ti. E në fakt ekzistencen nuk i’a ke dhënë ti e si rrjedhojë nuk mund të i’a marrësh ti”, tha Vjollca.

    Ndërsa lotët nuk mundi t`i mbajë teksa tha se ka gra që kanë nevojë që dikush të flas për to andaj, secili që ka mundësi të flas e të luftoj për to e kundër dhunës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark