×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Përmbaruesi privat Ilir Mulhaxha, i shkarkuar nga Ministria e Drejtësisë ankohet në Kushtetuese

    Insajderi
    25 October 2023 - 12:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shoqëria e Avokatëve “DeJure Law Firm” sot ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese në emër të përmbaruesit Ilir Mulhaxha, i cili është shkarkuar nga detyra e përmbaruesit nga Ministria e Drejtësisë për mos përmbajtje të ligjit gjatë kryerjes së veprimeve përmbarimore.

    Përfaqësuesi i “DeJure Law Firm”, avokati Yll Zekaj tha se shkarkimi i përmbaruesit Mulhaxha ishte vendim politik dhe jo ligjor. Sipas tij i shkarkuari tashmë ka zbatuar një vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Kushtetuese, raporton KP.

    Ai tha se kërkesa e tyre është kundër vendimit të Ministrisë së Drejtësisë dhe sipas tij në një afat kohor do të vërtetohen argumentet e drejtuara sot në kërkesë për kthimin e Mulhaxhës në pozitën e përmbaruesit.

    Në janar të këtij viti Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se në kuadër të kompetencave ligjore ka marrë vendim për suspendimin e përmbaruesit privat, Ilir Mulhaxha.

    Haxhiu kishte thënë se “ky vendim është marrë pas kërkesës së AKP-së për inicimin e procedurës disiplinore ndaj përmbaruesit privat, mbi bazën e shkeljeve ligjore të pretenduara”.

    Andaj, për t’u siguruar që procedura disiplinore zhvillohet pa pengesa dhe pa asnjë ndikim, kam marrë vendim siç përcaktohet në dispozitiv. Nuk mund të tolerojmë që mbi kurrizin e interesit të përgjithshëm të realizohen interesa të kundërligjshme personale”, kishte shkruar Haxhiu në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark