Insajderi
Lajme

Përmbyset kamioni në mes të rrugës, lëndohet shoferi – frutat mbulojnë rrugën

Insajderi
22 December 2025 - 09:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përmbyset kamioni në mes të rrugës, lëndohet shoferi – frutat mbulojnë rrugën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit Poçem, ku një kamion i ngarkuar me agrume është përmbysur në mes të rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, kamioni i tipit Volvo, me targa AA 859 SJ, ka dalë nga rruga për arsye ende të paqarta.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit, shtetasi O. Rr., ka pësuar lëndime dhe është dërguar me ambulancë në spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore.  

Burime nga spitali bëjnë të ditur se gjendja e tij është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, pasagjeri O. Sh. ka shpëtuar pa pësuar asnjë dëmtim.

Pas aksidentit, forcat e policisë, zjarrfikësit dhe grupi hetimor janë mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të normalizuar qarkullimin në këtë segment të rrugës./rtsh


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark