×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Përmbyset një autobus me 79 udhëtarë nga Bosnja në Itali

    Insajderi
    01 January 2024 - 13:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një autobus me turistë nga Bosnja dhe Hercegovina është përmbysur në qytetin italian San Dona di Piave, jo shumë larg Venecias.

    Siç raporton mediumi boshnjak ‘Klix.ba’, në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin 79 persona, mes të cilëve dy vozitës. Pas përmbysjes, zjarrfikësit kanë ndërhyrë dhe kanë nxjerrë të gjithë pasagjerët, përcjell Gazeta Insajderi.

    Pas aksidentit kanë mbetur të plagosur 10 persona, por me plagë të lehta. Ata u ndihmuan nga stafi mjekësor, i cili më pas i transferoi në emergjencë në Jesolo.

    Autobusi po kthehej në Trieste, pas festave të Vitit të Ri në Punta Sabbiona.

    Operacionet e shpëtimit të zjarrfikësve përfunduan më 1 janar rreth orës 8:30 të mëngjesit. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark