×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Përmbytet sheshi, qytetarët kërcejnë në tingujt e pianos

    Insajderi
    10 August 2021 - 10:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sheshi i famshëm i Venecias Piazza San Marco është përmbytur gjatë mbrëmjes së djeshme. Uji arriti deri në 91 cm dhe banorët nuk ngurruan që ta shijonin. Qyteti preket shpesh nga ajo që quhet “acqua alta” në vjeshtë dhe dimër dhe përmbytjet që ndodhën në nëntor të 2019 shkaktuan qindra miliona euro dëme.

    Ajo që ndodhi së fundmi ishte më pak e dëmshme. Pamjet e publikuara tregojnë çifte në shesh që kërcejnë nën tingujt e pianos ndërsa uji u shkon thuajse deri në gju. Fëmijët luanin në ujë ndërsa turistët shiheshin duke ecur ndërsa mbanin këpucët në duar.

    Ngritja e nivelit të ujit në Venecia ndodh si pasojë e kombinimit të disa faktorëve, që janë përkeqësuar nga ndryshimet klimaterike, si ngritja e nivelit të detit e batica të pazakonta. Një barrierë uji është vënë në punë për herë të parë në tetor, por ajo aktivizohet vetëm për të bllokuar baticat që mund të shkaktojnë dëme. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark