×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Përmbytje në Afganistan, 26 persona të vdekur e 40 të zhdukur

    Insajderi
    23 July 2023 - 13:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të paktën 26 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 40 të tjerë janë zhdukur, pas përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Afganistanin qendror, kanë njoftuar autoritetet e udhëhequra nga talibanët, të dielën.

    Një zëdhënës i talibanëve, Zabihullah Mujahid, ka thënë më 23 korrik se ndihma urgjente po dërgohet në zonën e katastrofës, në qarkun e Jalrezit, në provincën Maidan Vardak.

    Ai ka thënë se janë pikëlluar thellë nga lajmi për vdekjen dhe zhdukjen e qytetarëve, raporton AFP.

    “Janë shkaktuar edhe disa humbje financiare”, ka bërë të ditur zëdhënësi.

    Zyra e guvernatorit provincial ka thënë nëpërmjet një komunikate se qindra shtëpi janë dëmtuar apo shkatërruar, dhe se njerëzit e zhdukur besohet të jenë nën rrënojat e shtëpive të shembura.

    Sipas komunikatës, qindra hektarë toke bujqësore janë përmbytur dhe shkatërruar, ndërsa autostrada ndërmjet kryeqytetit Kabul dhe provincës qendrore Bamijan është mbyllur për shkak të vërshimeve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark