×
  • Lajme
  • Botë
  • Insajderi / Ballina 5

    Përmbytjet në Itali, shkon në 14 numri i viktimave dhe 36 mijë të evakuar

    Insajderi
    20 May 2023 - 23:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shiu është rikthyer në Emilia-Romagna, zonë e goditur nga moti i keq ditët e fundit.

    Në këtë zonë ka pasur përmbytje, rrëshqitje dheut po gjunjëzojnë Apeninet. Nga kjo situatë ka shkaktuar 14 viktima, ndërsa mbi 13,000në total janë shpërngulur.

    Ndërhyrjet ndihmëse për popullatën vijojnë 24 orë në ditë dhe 8 mijë qytetarë kanë gjetur tashmë mikpritje në hotele dhe në strukturat e ngritura nga bashkitë në palestra, salla sportive dhe shkolla.

    Sipas mediave vendase parashikimet afatshkurtra nuk tregojnë shenja përmirësimi të situatës së reshjeve pasi provincat e Bolonjës, Ferrara, Ravenna, Forlì-Cesena, Rimini vijojnë të rrezikohen nga përmbytjet si pasojë e vërshimit të lumenjve.

    Sipas mediave italiane në total janë 24 komuna të përmbytura, duke lënë pas  dëme të mëdha ekonomike dhe bujqësorë në disa rajone të Italisë, ku reshjet e shiut vazhduan me intensitet të rrëmbyeshëm brenda 36 orëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark