Insajderi
Lajme

Përmirësimi i jetesës, ekskluzivitet vetëm i rrethit të ngushtë të Kurtit| Rizvanolli i “vajton” kushtet e vështira të punëtorëve të KEK’ut, qytetarët tallen me të

Insajderi
21 January 2026 - 10:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përmirësimi i jetesës, ekskluzivitet vetëm i rrethit të ngushtë të Kurtit| Rizvanolli i “vajton” kushtet e vështira të punëtorëve të KEK’ut, qytetarët tallen me të
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për ta mbuluar dështimin për furnizim të rregullt me energji elektrike, ka tentuar t’i mërzisë qytetarët që po konsumojnë energji elektrike me kushtet e vështira të punës së punonjësve të Koorporatës Energjetike të Kosovës (KEK). Qytetarët ia kanë kujtuar se është në kompetencë të Qeverisë Kurti përmirësimi i kushteve të tyre, e cila pushtetin po e mban për më shumë se pesë vite.

Rizvanolli ka shpërndarë një video të një punonjësi të KEK’ut, duke thënë se për ta “kursyer” vështirësinë në punë të punonjësve të KEK’ut, ne duhet vetëm të kursejmë energji elektrike, shkruan Insajderi.

“Punëtorët e KEK-ut nuk kursejnë veten në kushte të vështira pune – ndërsa ne vetëm duhet të kursejmë pak energji elektrike – për të kontribuuar në sigurinë energjetike”, ka thënë Rizvanolli.

Megjithatë, ky lloj postimi me përmbajtje populiste siç duket nuk e ka arritur efektin e vetë. Kjo, pasi që qytetarët ia kanë rikujtuar Rizvanollit se përmirësimi i kushteve të punës është kompetencë e Qeverisë.

(Komentet mund t’i gjeni në postimin bashkëngjitur të Artane Rizvanollit):

“Tash e 5 vite jeni ne qeveri aktive! Pse nuk bane sadopak per punetoret!”, ka shkruar një qytetar.

““Tash e pesë vite jeni në qeveri aktive! Pse nuk bëtë sadopak për punëtorët?”, ka kërkuar një tjetër qytetar.

“Pse s’u bë drejtor? A po punon pa pagesë, a? A e di sa punëtorë në Kosovë punojnë në kushte edhe më të këqija dhe askush s’i përmend? Rrogën e merr, jarani, dhe e dyta: për atë punë i paguajmë faturat që rriten çdo dy muaj”, thotë një tjetër qyetar.

Ndërkaq, disa të tjerë janë tallur me idenë e subvencionimit të ngrohjeve me energji elektrike, të dhënë para dy vitesh nga Qeveria Kurti.

“Qysh me kursy rrymën, kur ju vetë keni subvencionu ngrohjen me rrymë (klima)? Tash e pesë vjet jeni në qeveri, a s’keni mujt me ua plotësu së paku kushtet bazë këtyre punëtorëve? Edhe sa vjet ju duhen me ba diçka të mirë: rroba pune, këpucë, dorëza — a qenka punë e madhe kjo?“.

“Klimat që i subvencionuat, a keni mendu se punojnë me ajër apo me naftë?“.

Siç duket, ekskluziviteti i përmirësimit të jetesës i mbetet vetëm rrethit të ngushtë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit. Nga ardhja në pushtet e tij, të pasuruar dolën Hysen Durmishi, Liburn Aliu, Vjosa Osmani, Martin Berishaj, Ridvan Muharremi e Faton Peci. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark