×
  • Lajme
  • Lajme

    Përparim Rama dëgjon hallet dhe kushtet e rënda në shoqatën e Grave të Verbëra në Prishtinë

    Insajderi
    01 October 2021 - 21:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka takuar shoqatën e Grave të Verbëra – shoqatë e cila është harruar nga Komuna e Prishtinës.

    Mungesa e shkopinjve, kompjuterëve me alfabet të Brajnit e deri tek pabarazia për çasje në punësim – janë problemet më të mëdha të kësaj shoqate.

    Vështirësit e tyre, do të tejkalohen në momentin kur Përparim Rama do të jetë kryetar i Prishtinës, i cili u zotua se duke filluar nga shkopinjtë deri te tabletat që do t’i kenë në mënyrë që të marrin shënime nga mësimdhënësit.
    Do të sigurohen fonde për të ndihmuar këtë komunitet.

    “Nevojitet mbështetje për fuqizimin e këtij komuniteti dhe gjithsesi duhet të punohet për zbatimin e ligjit për ta”, u zotua ndër të tjera Përparim Rama.

    Shkrimi i plotë:

    Në qershor të viti 2012, Kuvendi i Kosovës miratoi ligjin për personat e verbër, por ky ligj nuk është se ka gjetur zbatim, edhe shoqata e të Verbërve të Kosovës ka shprehur pakënaqësi për mos zbatimin e këtij ligji.

    Në vendin tonë, personave të verbër dhe atyre me të pamur të dobësuar, u mungojnë kushtet elementare të jetesës dhe për këtë institucionet tona duhet të gjejnë rrugë dhe krijojnë mekanizma për ta ndihmuar këtë komunitet.
    Ky komunitet është pjesë aktive e shoqërisë dhe ne duhet t’i trajtojmë ata si të barabartë në çdo sferë të shoqërisë.
    Sot pata takim me shoqatën e Grave të Verbra. Kjo shoqatë është lënë pas dore nga komuna dhe asnjëherë nuk ka gjetur mbështetje.
    Kërkesat e tyre ishin shumë themelore, shkopinj për ecje, të cilët ju mungojnë, një kompjuter, të përdoret alfabeti i Brajit në shkolla ku ka të verbër dhe kërkuan të trajtohen në mënyrë të barabartë në lidhje me çështjen e punësimit.

    Të gjithë kërkesat e tyre janë të pranueshme dhe të realizueshme, duke filluar nga shkopinjtë deri te tabletat që do t’i kenë në mënyrë që të marrin shënime nga mësimdhënësit.
    Duhet të sigurohen fonde për të ndihmuar këtë komunitet.
    Nevojitet mbështetje për fuqizimin e këtij komuniteti dhe gjithsesi duhet të punohet për zbatimin e ligjit për ta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark