Kandidati i LDK-së, për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, Lumir Abdixhiku sot kanë kaluar pasditen së bashku me liderin e kësaj partie, Lumir Abdixhiku. Të dy ishin me familjet e tyre.
Rama përmes një postimi në Facebook ka shpërndarë disa fotografi ka takimi i tyre së bashku me familjet nga ëmbëltorja e njohur në Prishtinë “Elida”.
Rama tha se “Elida”, gjithë më ngjall kujtime të bukura e ma rikthen kohën kur në Prishtinë ka mbizotëru fryma e liridashjes dhe e respektit për njëri-tjetrin.
Rama e ka falenderuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku për mbështetjen që i ka dhënë atij.
Shkrimi i plotë nga Përparim Rama:
“Elida”, gjithë më ngjall kujtime të bukura e ma rikthen kohën kur në Prishtinë ka mbizotëru fryma e liridashjes dhe e respektit për njëri-tjetrin.
Por, sot kjo vizitë ishte edhe më e veçantë, mbasi me mua ishin Broni, Tigri, Arra dhe Kristalja. Bashkë me familjen e Lumirit, Albinen e bukuroshen Era. Nëpërmjet fëmijëve tanë përjetuam “Elidën” e fëmijërisë, atë frymë të dashnisë për njeri-tjetrin e të ndryshimeve pozitive që duhen me i ardhë qytetit tonë. Prishtina është e gatshme për këtë transformim afatgjatë dhe pozitiv që do të ndodhë me mua si Kryetar i Komunës, për të mirën e krejt banorëve, për të mirën e të gjithë fëmijëve tanë.
E falënderoj përzemërsisht Lumirin për mbështetjen e tij të vazhdueshme përgjatë kësaj kohe, dhe për përkushtim e tij ndaj vizionit të përbashkët për një Prishtinë për të gjithë!