Kandidati për Prishtinën nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Përparim Rama tha se do të angazhohet që t’i liroj hapësirat publike nga veturat.
“Unë do të angazhohem që t’i liroj hapësirat publike nga veturat, në mënyrë që lagjet tona të ofrojnë jetë të qetë, të sigurtë e të rehatshme.”, ka thënë Rama.
Ai tha se veturat e shumta janë ato që po e nguflasin qytetin dhe qytetarët nuk po mund të lëvizin lirshëm.
“Veturat e shumta të cilat e kanë ngulfatur jetën në qytet, e si pasojë prindërit nuk mund të lëvizin lirshëm me fëmijët e tyre. Të moshuarit nuk mund të kenë një jetë të qetë e fëmijët nuk kanë ku të luajnë e të argëtohen”, tha kandidati për kryetar të Prishtinës.