Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, , në emisionin “Prime Time” me Xhemajl Rexhën, tha se në raundin e dytë, pret përkrahje nga të gjithë kryeqytetasit, ngaqë sipas tij e ka program origjinal, i cili është një mundësi e mirë për të gjithë në Prishtinë.
Ai, më të tej tha se nuk ka qëllim dhe nuk synon asnjë pozitë politike, por fokusi i tij është që 100% të merret me qytetarin e Prishtinës dhe me transformimin e rrënjësishëm të kryeqytetit për të mirën e përgjithshme.