×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Përparim Rama e prezanton si sukses përfshirjen e transportit publik në ‘Google Maps’

    Insajderi
    21 September 2023 - 12:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i ka dhënë pompozitet lajmit se oraret e transportit publik në kryeqytet janë përfshirë tashmë në aplikacionin navigues ‘Google Maps’.

    Rama lajmin e ka shtyrë përpara në llogarinë zyrtare të tij në ‘Facebook’, duke thënë se ky opsion ofron mundësinë e gjetjes së orareve dhe ndalesave të fundit të transportit publik, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Kemi inkuadruar në Google Maps, mundësinë që si mjet udhëtimi të përdorni transportin publik për të shkuar në destinacionin e kërkuar. Pra, në Google Maps janë përfshirë linjat e autobusëve të “Trafikut Urban””, ka shkruar ai.

    “Kjo do t’ju ndihmojë të: Gjeni oraret dhe ndalesat e fundit të transportit publik në Kryeqytet. Planifikoni udhëtimet tuaja duke përdorur transportin publik. Mësoni se cila linjë e autobusit është më afër ardhjes dhe më e shpejtë për destinacionin që do të shkoni. Kuptoni se sa minuta bëni për të shkuar në këmbë, sa me transport publik deri në destinacionin tuaj”, ka thënë më tej Rama.

    Pushteti në Prishtinë po vazhdon t’i shtyjë përpara nëpër rrjetet sociale me pompozitet “sukseset e vogla”. Së fundmi, Rama s’e ka lënë pa e ndarë si sukses edhe zgjerimin e rrugës “Ukshin Hoti” në katër korsi. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark