Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, në një bisedë që ka zhvilluar me gazetarin e “Telegrafi”. Muhamet Hajrullahu, ka premtuar se gjatë mandatit të tij si kryetar i Komunës, do të zhvillojë takime të përjavshme me gazetarë.
Përveç këtyre takimeve, gazetarët do ta kenë edhe hapësirën e tyre punuese në Komunën e Prishtinës, u shpreh Rama gjatë intervistës me Hajrullahun. Bisedën e kandidatit të LDK-së, Përparim Rama, dhënë Telegrafit, mund ta ndiqni nga ora 19;00 në “Telegrafi” dhe në faqen e tij në Facebook.