×
  • Lajme
  • Aktuale

    Përparim Rama jep alarmin: Pas mesnatës në kryeqytet çdo e dyta veturë është e armatosur

    Insajderi
    09 August 2023 - 15:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se ka marrë informata nga drejtori i Policisë se pas mesnatës në kryeqytet çdo e dyta ose e treta veturë është e armatosur.

    Kjo sipas tij është alarmante, prandaj edhe ka kërkuar koordinim ndërmjet institucioneve.

    Rama tregoi për hapat që ai ndërmori pas vrasjes në lokalin “Bon Vivant” në qendër të qytetit të premten, raporton Ekonomia Online.

    Këto komente ai i bëri pas takimit me Avokatin e Popullit, Naim Qelaj.

    “Kam informata, të cilat i mora prej drejtorit të Policisë, ku pas orës 12 të natës, çdo e dyta ose e treta veturë që sillet në Prishtinë është e armatosur, domethënë ka ose armë zjarri ose thikë. Është alarmante, pse këta njerëz mbajnë armë, për çka, çka dojnë me bo ata, me çka po merren”,  tha Rama.

    “Kemi mbërri që të takohemi menjëherë të shtunën me drejtorin e Policisë, kemi një bashkëpunim të mirëfilltë, kemi pasur dhe vazhdojmë ta kemi një bashkëpunim shumë të mirë, kam marrë informata nga ta se çka po ndodhë në aspektin e sigurisë”.

    “Kemi raste sikur kjo që ka ndodhë, ku një person që ka përmbi 50 padi, sillet i lirë edhe me armë, dhe ka qasje të lirë kudo që do, përkundër faktit që ai para 4 muajsh kishte bërë një problem tjetër po të njëjtin vend”, ka thënë Rama në këtë takim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark