Kandidati i LDK-së për Prishtinën, Përparim Rama, ka thënë se do ta ketë një vëmendje të shtuar ndaj pjesës së vjetër të kryeqytetit.
Ai tha se këtë do ta bëjë duke konzervuar objektet kyçe dhe ndërtuar rrugët, njofton Klan Kosova.
“Çdo qytet me traditë e mbron, e konzervon dhe e vendos në shërbim të banorëve, studiuesve dhe vizitorëve trashëgiminë e vet kulturore, duke i promovuar vlerat dhe traditat e vendit. Nën menaxhimin tonë kjo qasje ndaj Prishtinës do të ndryshojë dhe do të trajtohet me seriozitetin që e meriton, sepse kjo pjesë e qytetit ka rëndësi të veçantë jo veç për qytetarët dhe vizitorët, por edhe për kulturën dhe traditën tonë”.
Rama tha se në programin e tij ka në plan që ndërtesat kyçe dhe monumentet e trashëgimisë kulturore që përfaqësojnë fillesat e Prishtinës si qytet do konzervohen dhe rigjenerohen, duke ua ruajtur vlerën dhe do të shenjëzohen në hartë për të pasë qasje të lehtë nga vizitorët.
Ai tha se pjesa nga sheshi “Ibrahim Rugova” e deri te Sahat Kulla, Prishtina e vjetër do të transformohet në zonën për këmbësorë me qëllimin që të përjetohet historia e ndërtimit të qytetit derisa tha se të gjitha rrugët do të trajtohen me kalldërm dhe
“Do ta zhvillojmë edhe Tregun e Gjelbër, do ta shpallim zonë me interes publik dhe do ta ndërtojmë. Pra, Prishtina e vjetër do të nxjerrë në pah vlerat dhe trashëgiminë tonë kulturore, arkitekturale e urbane që ndërlidh të kaluarën e na japin bazë për të tashmen dhe vizion për të ardhmen e kryeqytetit tonë”.