Kandidati për kryeqytetin nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Përparim Rama sot është takuar me përfaqësuesit e Shoqatës të Veteranëve të UÇK-së.
“Sa shumë kanë bërë për ne, sa pak ne bëjmë për ta.Sot, bashkë me ekipin tim, u takuam me përfaqësuesit e Shoqatës të Veteranëve të UÇK-së”, ka thënë Rama.
Ai tha se kategoritë e dala nga lufta janë në gjendje të rëndë.
“Kategoritë e dala nga lufta janë të anashkaluar dhe në gjendje të rëndë” është shprehur kandidati për kryetar të Prishtinës nga LDK-ja.
Po ashtu ai tha se e çmon punën e tyre, prandaj ka diskutuar për mundësitë që duhet të krijohen për këtë kategori.
“U ndjeva i respektuar, sepse falë tyre e ndjejmë veten të lirë. E çmoj dhe e respektoj punën që kanë bërë”, tha Rama.